Leawndowski lihet në bankën rezervë te Bayern – kjo ndodh për herë të parë në dy vitet e fundit

Një diçka jo e zakonshme është parë në publikimin e formacionit të Bayern për ndeshjen ndaj Hoffenheim.

Sport

27/09/2020 16:14

Bavarezët njoftuan formacionin startues për ndeshjen ndaj Hoffenheim dhe aty mungonte Robert Lewandowski.

Polaku startoi nga banka rezervë dhe kjo gjë ndodh për herë të parë në dy vite, transmeton lajmi.net.

Ndeshja e Bayern ndaj Augsburg, më 25 shtator 2018 ishte e fundit kur Lewandowski nuk ishte startues.

Bayern është aktualisht në disavantazh 2:0 ndaj Hoffenheim, por ka më shumë se një pjesë loje për t’u luajtur. /Lajmi.net/