Largohet Sarri, drejtimin e Chelsea e merr trajneri që e duan shumë tifozët

Pavarësisht suksesit në Ligën e Evropës, Maurizio Sarri do të largohet nga Chelsea.

Sport

15/05/2019 21:14

Kështu së paku raportojnë mediet në Angli, që e shohin ndarjen mes Chelsea dhe trajnerit italian, përcjell ‘lajmi.net’.

Drejtimi i skuadrës nga ‘Stamford Bridge’ mund t’i besohet legjendës së Chelsea, Frank Lampard.

Ish reprezentuesi i Anglisë e ka nisur mirë aventurën në zejen e trajnerit te Derby në Championship.

Puna e bërë te Derby ka bindur drejtuesit e Chelsea për t’ia besuar timonin e skuadrës./Lajmi.net/