Largimi nga Reali, vendimi më i mirë

Ylli i Bayern Munichut, Arjen Robben thotë se largimi nga Real Madrid më 2009 ishte vendimi më i mirë në jetën e tij.

Sport

13/05/2014 11:55

Arjen Robben beson se largimi nga Real Madrid për në Bayern Munich në verën e vitit 2009 ishte vendimi më i mirë i jetës së tij.

Ylli holandez i tha lamtumirë gjigantit spanjoll verëm dy vjet pas ardhjes në Santiago Bernabeu dhe u shndërrua në një prej futbollistëve kryesor në Allianz Arena.

Robben fitoi gjithçka që mund të fitohet në nivelin e klubeve me Bayernin dhe nuk pendohet që u largua nga kryeqyteti spanjoll.

“Largimi nga Madridi për në Bayern ishte vendimi më i mirë në jetën time”, deklaroi Robben për uebfaqen zyrtare të Bayernit. 30-vjeçari po ashtu diskutoi edhe finalen me Borussia Dortmundin në Kupën e Gjermanisë, dhe pranoi se nuk do të jetë një duel i lehtë për skuadrën e tij.

“Nëse paraqitemi në potencialin tonë të plotë dhe luajmë si ekip, ne kemi atë që nevojitet për të fituar kupën. Është një sezon shumë i mirë, dhe nëse e fitojmë edhe kupën do të mund ta quajmë të mrekullueshëm”, u shpreh ai.

Finalja e Kupës së Gjermanisë do të zhvillohet në Berlin të shtunën.