Laporta i konfirmon financat e dobëta të Barcelonës: S’kemi para për Kimmich dhe Brozovic

Presidenti i Barcelonës, Laporta ka treguar pse dështoi transferimi i Marcelo Brozovic, i cili tashmë sigurt po shkon drejt Arabisë Saudite. Në një intervistë për Onze TV, Laporta tha se gjendja financiare e klubit katalunas nuk është aq e mirë sa për të shpresuar blerje, shkruan Lajmi.net “Brozovic, Zubimendi dhe Kimmich janë shumë të shtrenjtë.…

Sport

29/06/2023 23:29

Presidenti i Barcelonës, Laporta ka treguar pse dështoi transferimi i Marcelo Brozovic, i cili tashmë sigurt po shkon drejt Arabisë Saudite.

Në një intervistë për Onze TV, Laporta tha se gjendja financiare e klubit katalunas nuk është aq e mirë sa për të shpresuar blerje, shkruan Lajmi.net

“Brozovic, Zubimendi dhe Kimmich janë shumë të shtrenjtë. Këto marrëveshje nuk mund të ndodhin për shkak të financave”, u përgjigj Laporta.

Kujtojmë që Barcelona ka zyrtarizuar para disa dite mesfushorin e Kombëtares së Gjermanisë, Ilkay Gundogan./Lajmi.net/