Si qëndron e vërteta mes Romeos dhe Erjolës: Tregon motra e saj

E ftuar sonte në ‘Shqipëria Live’ ka qenë motra e Erjolës, për të folur lidhur me situatën e bujshme të krijuar në BBV. E pyetur nëse është e vërtetë se Erjola ka qenë e lidhur me Romeon, motra e saj e ka mohuar. Jo jo nuk është e vërtetë, Erjola nuk më ka thënë asnjëherë…

ShowBiz

09/05/2024 21:04

E ftuar sonte në ‘Shqipëria Live’ ka qenë motra e Erjolës, për të folur lidhur me situatën e bujshme të krijuar në BBV. E pyetur nëse është e vërtetë se Erjola ka qenë e lidhur me Romeon, motra e saj e ka mohuar.

Jo jo nuk është e vërtetë, Erjola nuk më ka thënë asnjëherë për këtë. Tani ata në Top Channel mund të jenë takuar.

Është takuar, ka ngrënë darkë me Romeon për të folur për Bigun?

Jo, janë rastisur në ambientet e Topit thjeshtë mirëmëngjes, mirëmbrëma… Unë nuk do ja bëja një gjë të tillë një shoqeje, ca të keqe ka se janë të dy beqarë.

Pse është kaq e tensionuar Erjola?

Asaj i vjen inat se po ja nxjerr shoku i vet, Graciano po e përdor për të sulmuar Romeon.