Kurti pret në takim Drejtorin Ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me drejtorin ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetimi. Kurti ka thënë se me të biseduam për raportin e parë gjashtëmujor të këtij procesi, duke shtuar se Kurti: të gjitha dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë po vazhdojnë…

Lajme

09/05/2024 21:17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me drejtorin ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetimi.

Kurti ka thënë se me të biseduam për raportin e parë gjashtëmujor të këtij procesi, duke shtuar se Kurti: të gjitha dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë po vazhdojnë të mblidhen nga institucionet vendore.

“Të gjitha dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, të ruajtura nga organizata vendore e ndërkombëtare, nga hulumtues e dokumentues, bashkë me dëshmi të pambledhura deri më tash, vazhdojnë të mbledhen nga institucionet e Republikës së Kosovës”.

“Për narracione të vërteta dhe të sakta për masakrat, torturat, dhunimet, pengjet e luftës, zhdukjet me dhunë, plaçkitjet, shkatërrimet dhe të gjitha krimet e kryera gjatë luftës, për kujtesën tonë kolektive dhe për trashëgiminë tonë, e kemi të funksionalizuar Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë”.

“Në takimin e sotëm me Drejtorin Ekzekutiv të IKKL-së, Atdhe Hetemi, biseduam për raportin e parë gjashtëmujor të këtij procesi kaq të rëndësishëm për Republikën tonë, për të kaluarën e të ardhmen tonë dhe për paqen e qëndrueshme”, ka shkruar Kurti në Facebook, të enjten.