Lamtumirë Real Madrid, transferohet në Milan (FOTO)
Milan pret një përforcim të madh nga Real Madrid.
Merkato
Milan është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Mateo Kovacic.
E përditshmja italiane “La Repubblica” ka njoftuar se “Rossonerët” kanë identifikuar reprezentuesin kroat si përforcimin e nevojshëm në “San Siro”.
Kovacic nuk është titullar i rregullt në ekipin e “Los Blancos”, përcjell “Lajmi.net”.
Andaj, Milan është i gatshëm t’i ofrojë mundësinë e rikthimit në Serie A, ku ai kishte luajtur për rivalin e qytetit, Inter.