Lahm: Jam i gatshëm për Porton

Kapiteni i Bayernit, Philipp Lahm ka konfirmuar se është i gatshëm për ndeshjen ndaj Portos, teksa ka munguar gjatë këtij vikendi në përballjen kundër Hoffenheimit.

Sport

20/04/2015 13:52

Lahm ka thënë se është i gatshëm për ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve kundër Portos.

“Unë jam shumë mirë dhe do të luaj ndaj Portos. Ndeshja është shumë e rëndësishme dhe unë jam i gatshëm për të”, tha Lahm për reporterët.

“Nuk do të jetë ndeshje e lehtë për ne, por ne kemi tifozët përkrahë neve dhe do të luftojmë deri në fund. Do të japim gjithçka që të shkojmë përpara”.

“Një gol i hershëm do të ishte perfekt për ne”, përfundoi gjermani.