Laerti flet për përvojën e tij në BBVA 4: Plotësova karakterin tim gjatë këtyre 120 ditëve
Ndërsa emocionet e prekjes së finishit janë kaq pranë, Laert Vasili, një nga katër finalistët e këtij edicioni të Big Brother Vip Albania 4, rrëfeu atë çka ndjen pas 120 ditësh në shtëpi… “Ardhja këtu në datën 21 dhjetor, më dha mundësinë të kaloja të gjithë jetën time në 4 muaj. Edhe në çast mund…

ShowBiz
Ndërsa emocionet e prekjes së finishit janë kaq pranë, Laert Vasili, një nga katër finalistët e këtij edicioni të Big Brother Vip Albania 4, rrëfeu atë çka ndjen pas 120 ditësh në shtëpi…
“Ardhja këtu në datën 21 dhjetor, më dha mundësinë të kaloja të gjithë jetën time në 4 muaj. Edhe në çast mund të fluturosh nga lumturia, por ata që e kanë krijuar këtë program 120 ditë e kanë menduar si shtatzënia që nga dita e parë tek e fundit duhet për të plotësuar përfundimisht karakterin e një personi.
Dëshira do ishte që të vazhdoja të rrija sepse një gjiro bëmë me makinë dhe sikur mu mor fryma. Por përgjegjësitë që kam aty jashtë më thërrasin. Tashmë ju e njihni mamanë time. Edhe kur i urova ditëlindjen i thashë “komandante” sepse edhe kur ndërroi jetë babai më jepte ajo force mua dhe jo unë asaj që kishte humbur njeriun e jetës”, tha Laerti.