Zbuloi sekretin e Rihannës, reperi tregon çfarë i ndodhi në shtëpi: “Ishte ferr!”

A$AP Rocky duket se ka mësuar një mësim të rëndësishëm: kur bëhet fjalë për planet muzikore të Rihannës, më mirë të mos flasë pa lejen e saj! Reperi ka zbuluar me humor se një deklaratë e tij për partneren i kishte sjell telashe në shtëpi. Gjithçka nisi në gusht, kur gjatë një interviste në The…

ShowBiz

21/10/2026 13:25

A$AP Rocky duket se ka mësuar një mësim të rëndësishëm: kur bëhet fjalë për planet muzikore të Rihannës, më mirë të mos flasë pa lejen e saj!

Reperi ka zbuluar me humor se një deklaratë e tij për partneren i kishte sjell telashe në shtëpi.

Gjithçka nisi në gusht, kur gjatë një interviste në The Jason Lee Show konfirmoi se Rihanna ishte rikthyer në studio dhe po punonte për muzikë të re.

“Është në studio tani. Po, e thashë. Më fal, zemër”, kishte deklaruar ai asokohe, duke paralajmëruar me shaka se mund të futej në telashe për këtë zbulim.

Dhe duket se pikërisht kjo ndodhi!

Gjatë eventit Academy Museum Gala në Los Angeles, Rocky u pyet nga The Hollywood Reporter se si kishte qenë atmosfera në shtëpi pas deklaratës që bëri bujë në mediat ndërkombëtare.

“Ishte ferr”, u përgjigj ai duke qeshur, përpara se të pranonte: “Po, nuk duhej ta kisha bërë”.

Kur gazetari tentoi të mësonte më shumë për planet muzikore të Rihannës, reperi këtë herë zgjodhi të ishte shumë më i kujdesshëm.

“Jo, do të merrem me punët e mia”, tha ai, duke lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të zbulojë më sekrete të partneres.

Rihanna, e cila me Rockyn ka tre fëmijë, nuk ka publikuar një album të plotë që nga ANTI në vitin 2016.

Edhe pse rikthimi i saj në studio është konfirmuar, data e publikimit të një albumi të ri mbetet ende mister.

Megjithatë, një gjë është e sigurt: fansat mund të vazhdojnë ta presin muzikën e re, por vështirë se do të marrin më ndonjë informacion nga A$AP Rocky!