Lacazette paralajmëron kundërshtarët: Pepe do të përmirësohet

Alexandre Lacazette ka paralajmëruar skuadrat rivale në Premierligë që të përgatiten për të parë më të mirën nga bashkëlojtari i tij tek Arsenal, Nicolas Pepe.

Sport

17/02/2020 16:21

Ka kaluar një kohë e relativisht e gjatë qëkur Pepe ka nënshkruar për Arsenalin, mirëpo ende nuk ka bindur mjaftueshëm me paraqitjet e tij me ‘’The Gunners’’ këtë sezon.

Pavarësisht kësaj, Lacazette mendon se lojtarit i duhet dhënë kohë pasiqë ende nuk e ka treguar tërë potenicalin e tij.

Anësori nga Bregu i Fildishtë ka realizuar vetëm tri gola këtë sezon në kampionatin elitar të futbollit anglez, për pasojë ka ngjallur shumë zëra skeptikë se kalimi i tij në ‘Emirates Stadium’ mund të konsiderohet dështim.

‘’Dua të them se duhet të jemi të durueshëm me të (Nicolas Pepe). Ai është ende i ri dhe ka ardhur nga një ligë tjetër. Premierliga është liga më e vështirë për të luajtur, mendoj unë’’, tha Lacazette, transmeton lajmi.net.

Pas fitorës ndaj Newcastle këtë të diel, Pepe ishte ndër më të vlerësuarit e ndeshjes, ku arriti të shënojë një gol dhe të asistojë dy herë. /Lajmi.net/