Ky ishte trajneri që Ferguson e dëshironte te Man Utd

Ole Gunnar Solskjaer nuk ka qenë dëshira e Alex Ferguson për të zëvendësuar Jose Mourinhon te Manchester United.

Sport

26/05/2019 08:57

Trajneri norvegjez në fund të dhjetorit të vitit 2018, mori drejtimin e Manchester United, për të zëvendësuar të shkarkuarin Jose Mourinho.

Solskajer edhe pse në të kaluarën ka qenë edhe lojtar i kësaj skuadre, nuk ka qenë dëshira e Alex Ferguson për të marrë postin e trajnerit në ‘Old Trafford’.

‘Daily Mail’ shkruan se Ferguson ka kërkuar te Manchester United trajnerin e Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino.

Ky i fundit po vazhdon të korrë suksese me Tottenham, ku kanë arritur deri në finale të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/