Ky është reagimi i Bayern Munich pas pensionimit të Drogba

Didier Drogba zyrtarisht është pensionuar nga futbolli profesionist.

Sport

22/11/2018 22:34

Në moshën 40 vjeçare, legjenda e Bregut të Fildishtë ka bërë të ditur se do t’i jap fund aventurës së tij në futboll (si lojtar).

Ai do të kujtohet si një nga sulmuesit më të mirë të Premierligës, ku kishte shkëlqyer me skuadrën e Chelsea.

Ndër të tjerash, Drogba mbahet mend edhe për golin kundër Bayern, në finalen e Ligës së Kampionëve.

Gjiganti bavarez, duke kujtuar po atë gol, pati një reagim në “Twitter” për pensionimin e sulmuesit.

“Ti theve zemrat tona njëherë, por ne përsëri dëshirojmë të të urojmë për super karrierën tënde. Gjitha të mirat në të ardhmen” shkruan në postimin e bavarezëve, transmeton lajmi.net.

Ky është nga gjestet e jashtëzakonshme të skuadrave/lojtarëve, që tregojnë se futbolli është më shumë se sport.

Drogba së fundmi është paraqitur me skuadrën e Phoenix Rising. /Lajmi.net/