Ky është menaxheri favorit për t’u shkarkuar nga Premierliga

Trajneri i ri i Newcastle United, Steve Bruce, është trajneri favorit që të shkarkohet në Premierligë vetëm disa orë pas emërimit të tij, sipas basteve më të njohura botërore.

Sport

17/07/2019 15:36

‘The Magpies’ njoftoi të mërkurën se Bruce, 58 vjeç, do të jetë pasuesi i Rafa Benitez në klub.

Por bastet nuk ndjehen shumë të sigurt në lidhje me të ardhmen e ish-menaxherit të Sunderland në ‘St James ‘Park’, përcjell lajmi.net.

Bruce aktualisht ka kuotën 5/2 për t’u shkarkuar, duke kaluar menaxherin e Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, i cili është i dyti me 4/1.

Roy Hodgson përmbyllë treshen e menaxherëve që pritet të shkarkohen më së shpejti në kampionatin anglezë. /Lajmi.net/