Ky është kushti që Pogba duhet ta pranojë për t’u transferuar te Juve

Juventus thuhet se i ka thënë Paul Pogbas se duhet të pranojë një ulje page nëse dëshiron të largohet nga Manchester United, për t'u transferuar në Torino, përcjell lajmi.net.

Sport

26/05/2020 16:11

Sipas ‘Tuttosport’ dhe ‘Corriere dello Sport, Juventus nuk synon të dhurojë pagë mbi 9 milionë euro për transferimet e reja.

Kjo do të thotë se paga prej 12 milionë euro e Pogbas do të jetë jashtë planeve të tyre financiare, kështu që francezi duhet ta zvogëlojë atë.

Manchester United po kërkon së paku 100 milionë euro për kartonin e Pogbas.

Kjo shumë mund të zvogëlohet me përfshirjen e disa lojtarëve që ka ndërmend të bëjë Juventus, me emrat si Douglas Costa, Adrien Rabiot ose Aaron Ramsey.

Manchester United do të preferonte që në këtë marrëveshje të përfshihet Alex Sandro ose Merih Demiarl, por Juventus nuk ka ndërmend shitjen e tyre./Lajmi.net/