“Kush është kjo dhëmbë kalbura?”, Noizy ofendon keq gazetaren shqiptare

Noizy e ka ofenduar publikisht gazetaren shqiptare.

ShowBiz

04/11/2019 15:21

Reperi Noizy në llogarinë e tij në Instagram e ka publikuar një fotografi të gazetares shqiptare, Dasara Karaiskaj, shkruan lajmi.net.

Imazhit i ka vënë mbishkrimin me të cilin e ka ofenduar rënd atë.

“Repi në Shqipëri ka ardh në 2008-2009. Kush është kjo dhëmbë kalbura”, ka shkruar Noizy i cili edhe njëherë ka hapur rrugë një tjetër sherri në publik me të.

Kujtojmë se Noizy dhe Dasara kanë një histori të gjatë ngacmimesh dhe kunjash nëpër rrjetet sociale.

Gazetarja ka komentuar vazhdimisht veprimet e Noizy-t si ajo e hedhjes së parave në një klub në Tiranë, apo foto të tjera të bujshme të tij./Lajmi.net/