Alban Skenderaj reagon ashpër për dënimin e krerëve: Jam i revoltuar, i lënduar dhe nuk dua të hesht!

Artisti Alban Skenderaj ka reaguar pas vendimit dënues ndaj liderëve të UÇK-së, duke shprehur revoltë dhe trishtim të thellë. Përmes një reagimi publik, Skenderaj ka thënë se vendimi e ka lënduar dhe indinjuar, duke theksuar se, sipas tij, pasojat e tij nuk lidhen vetëm me udhëheqësit e UÇK-së, por edhe me mënyrën se si perceptohet…

ShowBiz

17/09/2026 14:33

Artisti Alban Skenderaj ka reaguar pas vendimit dënues ndaj liderëve të UÇK-së, duke shprehur revoltë dhe trishtim të thellë.

Përmes një reagimi publik, Skenderaj ka thënë se vendimi e ka lënduar dhe indinjuar, duke theksuar se, sipas tij, pasojat e tij nuk lidhen vetëm me udhëheqësit e UÇK-së, por edhe me mënyrën se si perceptohet lufta e viteve 1998-1999 dhe ajo që ajo përfaqëson për shqiptarët e Kosovës.

“Ky vendim më dhemb dhe më indinjon. Nuk po dënohen padrejtësisht vetëm udhëheqësit e UÇK-së, por po hidhet baltë mbi atë që UÇK-ja dhe lufta e saj përfaqësojnë për ne dhe për historinë tonë”, ka shkruar Skenderaj.

Ai e ka përshkruar luftën si një përpjekje që, sipas tij, lindi nga nevoja për liri dhe mbrojtje të popullit përballë dhunës, dëbimeve dhe masakrave gjatë luftës në Kosovë.

“Sot jam i revoltuar. Jam i lënduar. Dhe mbi të gjitha, nuk dua të hesht!”, ka shkruar ai.