”Shihemi sonte në protestë aty në Prishtinë”, Labi i bashkohet protestuesve sonte

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri sonte do ti bashkohet protestuesëve në një protestë që pritet të mbahet në ora 21:00. Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook. Ai në këtë protestë do të jetë së bashku me familjen e tij. Postimi i plotë: Shihemi sonte në protestë aty në…

ShowBiz

17/09/2026 19:58

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri sonte do ti bashkohet protestuesëve në një protestë që pritet të mbahet në ora 21:00.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Ai në këtë protestë do të jetë së bashku me familjen e tij.

Postimi i plotë:

Shihemi sonte në protestë aty në Prishtinë nga ora 20:00

Hashim Thaçi dhe shokët e tij dikur dilnin në protesta për të kërkuar drejtësi edhe për mua, për fëmijët e mi që atëherë as nuk i kisha. Dilnin për lirimin e mijëra shqiptarëve që u mbashin ne burgjet e Serbise.

Sot, edhe pse unë e kam jetën mirë falë Zotit dhe juve, po nuk po ma mban ndergjegjeja qe te rri duke pi qaj në shtëpi.

Prandaj sonte, bashkë me familjen time dhe vajzën time, po nisemi për në Prishtinë aty ne protestë

Nga ora 20:00 do të jemi aty.

Fëmijët e mi kanë mësuar nga unë se asgjë në këtë botë nuk ka vlerë më të madhe se liria e Kosoves dhe e shqiptareve, figurat kombetare dhe vlerat e UÇK-së.

Unë e përkrah edhe fjalën e Gjeneral Nasim Haradinajt: mos t’i kallim institucionet tona, por t’u kërkojmë deputetëve, Qeverisë dhe opozitës të bëhen bashkë dhe të bëjnë diçka për çlirimtarët tanë.

Sonte nuk e fyej as Albin Kurtin dhe askend.

Sonte dua unitet te perbashkët për ata burra tanë e shtetndertuesit e ketij vendi.

Dhe nëse më lejohet, dua që sonte aty të jem edhe zëri i shumë GURBETQARËVE ♥️ tanë që nuk kanë mundësi të jenë fizikisht në Prishtinë, por zemrën e kanë këtu.

Ejani pa dallime.

Pa parti.

Pa inate.

Me dashuri për ju,

Labi, Kosovë e Shqipërisë.