Hasani kritikon Gërvallën: Ka deklaruar që ka dorëzuar dosje, duhet të jap përgjegjësi

Nait Hasani që ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka folur për verdiktin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Ai kritikoi partinë në pushtet për “mosveprime” për rastin e krerëve të UÇK-së. “Ka deklaru ka thanë unë i kam dorëzu dosjet atje ku duhet…”, tha Hasani në Pressing T7, duke shtuar…

Lajme

17/09/2026 22:33

Nait Hasani që ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka folur për verdiktin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

Ai kritikoi partinë në pushtet për “mosveprime” për rastin e krerëve të UÇK-së.

“Ka deklaru ka thanë unë i kam dorëzu dosjet atje ku duhet…”, tha Hasani në Pressing T7, duke shtuar “është zëri i saj, duhet të jap përgjegjësi për fjalën e dhënë”, tha ai për ministren Donika Gërvalla.

Tutje, ai për ministrin Glauk Konjufca tha; “Dje tha jemi të shokuar, i kam thënë je kryetar i kuvendit duhet me bo veprime…”.