“JO NË EMRIN TIM” – Qindra protestues mblidhen në shesh kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Thirrjes për protestë në sheshin “Skënderbeu” i janë përgjigjur një numër i madh i qytetarëve. Qindra protestues janë mbledhur në shesh për të kundërshtuar vendimin e djeshëm të Gjykatës Speciale për të dënuar katërshen e UÇK-së, transmeton lajmi.net. Katërshja e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, u dënuan me 81 vjet…

Lajme

17/09/2026 21:06

Thirrjes për protestë në sheshin “Skënderbeu” i janë përgjigjur një numër i madh i qytetarëve.

Qindra protestues janë mbledhur në shesh për të kundërshtuar vendimin e djeshëm të Gjykatës Speciale për të dënuar katërshen e UÇK-së, transmeton lajmi.net.

Katërshja e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, u dënuan me 81 vjet burgim nga Specialja.

Që nga momenti që u dha ky vendim, qytetarët janë shprehur të mllefosur dhe ka pasur protesta si dje, edhe sot.

Po ashtu, nesër OVL-UÇK ka ftuar qytetarët për një protestë mbarëkombëtare./lajmi.net/