Kush është golashënuesi më i mirë i 2018-ës në pesë ligat kryesore?

14:17 | 7 Dhjetor 2018

Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë i vitit 2018-të në pesë ligat kryesore të Evropës.

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ende nuk ka humbur sensin për gol.

Portugezi që verën e fundit nga Real Madrid kaloi në Serie a te Juventusi, është golashënuesi më i mirë i Evropës në pesë ligat kryesore, me 32 gola të shënuara në 29 ndeshje.

Cristiano Ronaldo në këtë garë ka lënë pas rivalin e tij, Lionel Messi, shkruan lajmi.net.

Golashënuesit më të mirë të 2018-ës në 5 kampionatet kryesore të Europës:

1 – Cristiano Ronaldo (Juventus): 32 gola, 29 ndeshje

2 – Lionel Messi (Barcelona): 28 gola, 31 ndeshje

3 – Florian Thauvin (Marseille): 24 gola, 30 ndeshje

4 – Luis Suárez (Barcelona): 24 gola, 32 ndeshje

5 – Cristhian Stuani (Girona): 23 gola, 30 ndeshje

6 – Mohamed Salah (Liverpool): 22 gola, 29 ndeshje

7 – Ciro Immobile (Lazio): 22 gola, 30 ndeshje

8 – Robert Lewandowski (Bayern): 21 gola, 25 ndeshje

9 – Iago Aspas (Celta Vigo): 21 gola, 32 ndeshje

10 – Mauro Icardi (Inter): 20 gola, 26 ndeshje./Lajmi.net/