Kurti takohet me admiralin amerikan të NATO-s: Biseduam për situatën e sigurisë dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka pritur në takim admiralin amerikan George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli të Italisë, i cili shoqërohej nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş. Përmes një postimi, Kurti tha se ky ishte takimi i dytë me admiralin Wikoff, pas atij të zhvilluar në janar, transmeton lajmi.net. Ai shprehu…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka pritur në takim admiralin amerikan George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli të Italisë, i cili shoqërohej nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.
Përmes një postimi, Kurti tha se ky ishte takimi i dytë me admiralin Wikoff, pas atij të zhvilluar në janar, transmeton lajmi.net.
Ai shprehu mirënjohjen për rolin e NATO-s në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, duke vlerësuar gjithashtu kontributin e Aleancës për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Sipas Kurtit, gjatë takimit është diskutuar për situatën aktuale të sigurisë, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe NATO-s.
Postimi i plotë:
Pas takimit tonë të parë në janar, pata nderin ta pres sërish në Zyrën e Kryeministrit admiralin amerikan George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli të Italisë, i cili ishte i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.
Ne jemi mirënjohës për përkushtimin e NATO-s për mjedis të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët dhe të gjitha komunitetet, si dhe për kontributin e vazhdueshëm për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në Republikën tonë dhe mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Me admiralin Wikoff biseduam për situatën e sigurisë dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve tona dhe NATO-s./lajmi.net/