Kukësi kopjon Real Madridin, ja çfarë do të bëjë kampioni i Shqipërisë

Kukësi do festojë të dielën fitimin e titullit kampion, teksa pritet që të organizohet një festë e madhe.

Sport

24/05/2017 13:57

Para se të nisë koncerti në orën 20:00, i gjithë ekipi, futbollistët, stafi, presidenti etj., do të bëjnë një parakalim në gjithë bulevardin e qytetit, ku do të ekspozojnë trofeun dhe do të takojnë njerëzit.
Dilema është që me çfarë do të bëhet parakalimi?!

Është menduar që parakalimi të bëhet me autobus të hapur, siç ndodh me të gjitha ekipet kampione në Europë, por akoma në Shqipëri stafi i Kukësit nuk ka arritur të gjejë një autobus të tillë me qira, shkruan “Panorama Sport”.

Dhe Kombëtarja që ka bërë parakalimin nga Rinasi në Tiranë me një autobus të tillë e ka marrë me qira në Greqi, pasi në Shqipëri nuk ka një të tillë.

Stafi i ekipit verilindor po interesohet edhe në vendet fqinje dhe nëse do arrijë ta gjejë, ajo do jetë zgjidhja e parë, në të kundërt do shikohet një alternativë e ngjashme, nëse mund të modifikohet mjet i madh i hapur.