Ku mund ta shikoni ndeshjen Kosovë – Slloveni?
Tri ditë pas zhgënjimit të thellë në Shkup, atje ku Kosova lëshoi nga duart biletën e finales së “play-off”-it të Ligës D në Ligën e Kombeve duke u mundur nga Maqedonia, 'Dardanët' zbresin sërish në fushë, kësaj radhe për të zhvilluar ndeshjen ndaj Sllovenisë në kuadër të edicionit të ri të këtij kompeticioni.

Sport
Skuadra e Bernard Challandes ka grumbulluar vetëm një pikë në dy takimet e para ndaj Moldavisë dhe Greqisë, andaj sonte do të luajë vetëm për fitore në mënyrë që të mbetet në garë për pozitën e parë.
Bernard Challandes pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin që luajti ndaj Maqedonisë, pasi që shumë prej futbollistëve që u paraqitën atë ditë kanë zhgënjyer thellësisht.
Ndeshja fillon prej 20:45 dhe transmetohet në RTK dhe Supersport. /Lajmi.net/