Kroatët provokohen nga tifozi serb, shikojeni çfarë ndodhi

Hungaria e mposhti Kroacinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në EURO 2020.

Sport

24/03/2019 22:20

Hungaria fitoi 2 me 1 ndaj Kroacisë në ndeshjen e Grupit I, duke i marrë kështu tri pikët e para.

Por, para ndeshjes kishte ndodhur një incident mes tifozëve të dyja skuadrave, që më vonë u pa si keqkuptim, përcjell lajmi.net.

Keqkuptimi mes të dyja tifozerive erdhi si shkak i një tifozi serb që kishte filluar t’i provokonte ata kroat.

Ai e kishte lidhur për brez flamurin serb, derisa luante me një top, pikërisht në mesin e tifozëve kroat që dalloheshin qartë se ishin nga Kroacia.

“Mbyteni serbin!, është dëgjuar papritmas thirrja e një tifozi për të paralajmëruar incidentin, pas të cilit shumë tifozë e kanë sulmuar serbin. /Lajmi.net/