Kraay Jr: Gakpo iku, PSV s’mund ta mbajnë, ai do të kalojë në Premier League

Cody Gakpo do ta ketë të ardhmen larg Eredevisie. Ylli në rritje i kombëtares së Holandës, Gakpo po e dëshmon veten e tij edhe në Kampionatin Botëror. Paraqitjet e Gakpo po bindin skuadrat e Premier League që të nisin sa më parë ofertat drejt PSV Eindhoven. Ish-lojtari holandez, Hans Kraay Jr thotë se skuadra holandeze…

Sport

28/11/2022 19:49

Cody Gakpo do ta ketë të ardhmen larg Eredevisie.

Ylli në rritje i kombëtares së Holandës, Gakpo po e dëshmon veten e tij edhe në Kampionatin Botëror.

Paraqitjet e Gakpo po bindin skuadrat e Premier League që të nisin sa më parë ofertat drejt PSV Eindhoven. Ish-lojtari holandez, Hans Kraay Jr thotë se skuadra holandeze s’mund të garojë me anglezët.

“Cody Gakpo iku. PSV nuk do ta mbajnë atë dhe s’mund ta mbajnë më”, ka thënë Kraay, përcjell lajmi.net.

“Gakpo, së shpejti do të jetë duke luajtur në Premier League”, shtoi ai.

Gakpo ka gjetur edhe golin në këtë Kampionat Botëror, kur po i besohen minuta nga Louis van Gaal. /Lajmi.net/