Konate ftohet për herë të parë me kombëtaren franceze
Qendërmbrojtësi i Liverpool, Ibrahima Konate është ftuar për ndeshjet e mbetura të Francës në muajin qershor.

Sport
Konate, është thirrur për herë të parë në Francë, pasi lojtari i Manchester United, Raphael Varane, u detyrua të largohej nga skuadra për shkak të lëndimit.
Një problem në kofshë bëri që Varane të zëvendësohej në pjesën e dytë gjatë humbjes së papritur 2-1 të Francës ndaj Danimarkës në Ligën e Kombeve të premten mbrëma, transmeton lajmi.net.
Konate luajti 29 ndeshje për Liverpoolin sezonin e kaluar, duke ndihmuar klubin të fitojë Kupën FA dhe Kupën e Ligës, duke humbur për pak titullin e Premier Ligën. Ai gjithashtu filloi në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.
Franca përballet me Kroacinë dy herë dhe Austrinë në Ligën e Kombeve, të gjitha me radhë në qershor./Lajmi.net/