E papritur: Edon Zhegrova afër Juventusit – transferimi varet nga Atletico Madrid

Edon Zhegrova ende nuk e di destinacionin e radhës. Pasi lajmëroi shokët e ekipit se do të transferohet tek Marseille, klubi i Lille e bllokoi këtë “operacion”. Mirëpo, në skenë ka dalë përsëri Serie A. Është pikërisht klubi i Juventusit, i cili dëshiron me çdo kusht shërbimet e shqiptarit. Kjo do të ndodhë vetëm nëse…

Sport

31/08/2025 11:14

Edon Zhegrova ende nuk e di destinacionin e radhës. Pasi lajmëroi shokët e ekipit se do të transferohet tek Marseille, klubi i Lille e bllokoi këtë “operacion”.

Mirëpo, në skenë ka dalë përsëri Serie A. Është pikërisht klubi i Juventusit, i cili dëshiron me çdo kusht shërbimet e shqiptarit.

Kjo do të ndodhë vetëm nëse Nico Gonzalez transferohet tek Atletico Madrid.

Kujtojmë se Juvetus i ofroi Lille 12 milionë euro për Zhegrovën. Megjithatë, klubi francez pret shumë më tepër për sulmuesin që ka edhe 1 vit kontratë.