Kololli drejt ngritjes së madhe në karrierë, po kërkohet në Serie A

Benjamin Kololli mund të bëjë një lëvizje të madhe në karrierën e tij.

Sport

12/07/2019 18:25

Ylli i Kombëtares së Kosovës, karrierën mund ta vazhdojë në elitën e futbollit italian, në Serie A.

‘Gianluca Di Marzio’ raporton se Kololli po kërkohet nga skuadra e Bolognas, përcjell lajmi.net.

Lojtari po pëlqehet shumë nga trajneri serb i Bolognas, Sinisa Mihajlovic.

Aftësitë e Kolollit për të luajtur në dy krahët, e sidomos daljet e mira para, shihen si vlera të shtuar për të pasur në skuadër një lojtar të tillë.

Kololli është pjesë e Zurich në Zvicër që nga viti 2018, dhe në 30 paraqitje për këtë skuadër ka shënuar 10 gola./Lajmi.net/