Kokëçarje për Challandes – Ylli i Kosovës mbetet pa skuadër

Në kohën kur lojtarët si Milot Rashica, Arbër Zeneli, Vedat Muriqi e Bersant Celina po shkëlqejnë, një yll i Kosovës po përballet me shumë probleme.

Sport

18/03/2019 17:28

Donis Avidjaj, i cili deri tani luante me skuadrën holandeze Willem II, ka ndarë rrugët me skuadrën e tij.

Këtë lajm e ka bërë të ditur faqja zyrtare e skuadrës holandeze,e cila ka konfirmuar problemet me Avdijaj, transmeton lajmi.net.

Ishte vet lojtari ai që kishte vendosur të prishte kontratën, pasi në gjysmën e dytë të sezonit pati shumë pak paraqitje.

22 vjeçari është përballur me shumë probleme në karrierën e tij, të cilat kryesisht kanë të bëjnë më disiplinën.

Por, mungesa e paraqitjeve tek Willem II erdhi si pasojë e lëndimit që pësoi para pushimeve dimërore, e që sipas skuadrës nuk ishte rikuperuar siç duhet.

Mbetet të shihet se cili do të jetë stacioni i ardhshëm për reprezentuesin e kombëtares dardane.

Në njoftimin e lëshuar nga skuadra holandeze, ata i urojnë fat lojtarit në vazhdimin e karrierës. /Lajmi.net/