Klopp tregon pse Ibrahimovic nuk mund të luajë për Liverpoolin

Jurgen Klopp me shaka ka deklaruar se Liverpool do të konsideronte transferimin e Zlatan Ibrahimovic, nëse ai nuk do të luante në të kaluarën për rivalët e Manchester United.

Sport

15/11/2019 10:32

Raportet e kësaj jave kanë bërë të ditur se Liverpool po konsideron një transferim të papritur të 38 vjeçarit suedez, që ka përfunduar kontratën me LA Galaxy.

Klopp ka thënë se e kaluara e Ibrahimovic te Manchester United dhe stili i futbollit intensiv i skuadrës së tij, do të thonë se suedezi ndoshta nuk është më i përshtatshmi për Liverpoolin.

“Nëse ai nuk do të kishte luajtur më parë për Manchester United, atëherë do ta kishim marrë parasysh”, ka deklaruar Klopp, përcjell lajmi.net.

“Nuk jam as i sigurt nëse ai do të donte të luante këtu. Jemi një ekip mjaft intensiv”, shtoi Klopp duke qeshur.

“Me këtë që thash, nuk mund të kë kisha më shumë respekt për Zlatan. E pëqej tërë karrierën e time, përpjekjet e tij, e dua besimin e tij”./Lajmi.net/