Klopp shumë i interesuar për Mbappen, i premton se do të jetë ylli i ekipit

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është duke menduar seriozisht për transferimin e francezit Kylian Mbappe.

Sport

29/01/2021 15:20

Canal+ pretendon se Liverpooli i kanë thënë sulmuesit francez që ai do të bëhej ylli i padiskutueshëm i projektit të tyre nëse do të nënshkruante për Reds, shkruan lajmi.net.

Kontrata aktuale e Mbappes skadon në qershor të vitit 2022 dhe deri tani ai nuk ka treguar shenja se do të vazhdojë me klubin parisien.

Aktualisht është e paqartë se çfarë mendon 22 vjeçari për interesin e Liverpool, por ideja për të qenë ylli kryesor aty duket se do të ketë një ndikim./Lajmi.net/