Klopp nuk shqetësohet: Liverpool do të luajë kudo, nuk më intereson

Jurgen Klopp thotë se Liverpool do të shënjestrojë pikët maksimale nga nëntë ndeshjet e tyre të mbetura kur ata të rifillojnë garën për titull të Premierligës, dhe trajnerit të Reds nuk i intereson si ose ku përfundon medalja e parë pas 30 viteve për ekipin.

Sport

02/06/2020 15:11

Kampionati do të rikthehet më 17 qershor dhe do të luhet pas dyerve të mbyllura.

Gjithsesi, ndërmjet klubeve u diskutua një propozim që ndeshjet të luhen në stadiumet neutrale, që do përzgjidheshin nga një komision, duke marrë vendet që kanë më pak të infektuar me Covid-19, përcjell lajmi.net.

”Është bukur të mendosh për këtë, por ne nuk jemi akoma kampionë dhe këtë e dimë”.

“Ne e dimë që jemi afër, por ajo nuk është aty. Kanë mbetur 27 pikë për ne dhe do të përpiqemi të arrijmë maksimumin”.

“Ende nuk jemi kampionë. Ne duhet të luajmë ndeshje futbolli dhe duhet t’i fitojmë ato”.

“Ekipi im është i gatshëm të luajë kudo ku i kërkohet, nuk më intereson kjo pjesë”, deklaroi gjermani, i cili është vetëm dy fitore larg titullit të parë në 30 vjet për Liverpoolin. /Lajmi.net/