Klopp kërkon nga Liverpool transferimin e dy qendërmbrojtësve

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i interesuar për të nënshkruar me dy qendërmbrojtës gjatë verës.

Sport

06/04/2021 13:13

Duke marrë parasysh lëndimet afatgjatë të Joe Gomez dhe Virgil van Dijk, Liverpool nuk duan të rrezikojnë sërish, transmeton ajmi.net.

Pasi larguan Fabinhon nga pozita e tij si mesfushor në qendërmbrojtës, “Reds” gjithashtu huazuan edhe Ozan Kabak nga Schalka 04 në janar.

Sipas Eurosport, Klopp nuk është i interesuar për të transferuar një, por dy qendërmbrojtës gjatë verës.

Thuhet se klubi anglez ka nisur bisedimet me RB Leipzigun për Ibrahima Konate, derisa synojnë ta kompletojnë transferimin e Kabak gjatë verës.

Problemin më të madh do e kenë ndaj Konates, ngase interesim kanë edhe dy klubet e tjera angleze Manchester United dhe Chelsea./Lajmi.net/