Klay Thompson 2 vite jashtë parketit?

Ylli i Golden State Warriors, Klay Thompson, mund t’i mungojë parketit të NBA për dy vite.

Sport

22/09/2019 10:14

Thompson kishte pësuar një dëmtim në gju gjatë ‘Play off’ të sezonit të kaluar, duke munguar edhe në ndeshjet vendimtare finale të skuadrës së tij.

Ishte bërë e ditur qysh pas ekzaminimeve të para që lojtari do ta humb sezonin që po afron, por disa raportime të fundit e bëjnë edhe më shqetësuese situatën.

Një mjek nga SHBA, i cili është ekspert i problemeve me gjunjët, ka thënë se Klay mund të mungojë rreth dy vite, transmeton lajmi.net.

Dr.Hewett insiston se faktet e tij janë të mbështetura mbi shkencën dhe thotë se rreziku për tu rikthyer lëndimi është shumë i madh, nëse rikthehesh në parket më herët se dy vite. Gjithashtu, ai potencon se me një dëmtim të tillë, nuk mund të jesh lojtari i njëjtë qysh në sezonin e parë.

Mungesa e Thompson për dy vite do të ishte goditje e madhe për Golden State. Thompson ka regjistruar 21.5 pikë për ndeshje, 3.8 kërcime dhe 2.4 asistime, gjatë sezonit të kaluar. /Lajmi.net/