Kërkohet përjashtimi i Bjellorusisë nga Euro 2024

Kur UEFA dëboi Rusinë pas agresionit kundër Ukrainës, ajo vendosi një ndalim të lojërave ndërkombëtare edhe në Bjellorusi. Kombëtarja e tyre duhet t’i luaj të gjitha ndeshjet jashtë territorit të saj, duke përfshirë edhe ato kualifikuese për Euro 2024. Bjellorusëve aktualisht u jepet mikpritja nga Serbia, Turqia dhe Armenia dhe ky është statusi aktual i…

Sport

24/03/2023 13:51

Kur UEFA dëboi Rusinë pas agresionit kundër Ukrainës, ajo vendosi një ndalim të lojërave ndërkombëtare edhe në Bjellorusi.

Kombëtarja e tyre duhet t’i luaj të gjitha ndeshjet jashtë territorit të saj, duke përfshirë edhe ato kualifikuese për Euro 2024.

Bjellorusëve aktualisht u jepet mikpritja nga Serbia, Turqia dhe Armenia dhe ky është statusi aktual i tyre, por, disa organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut po kërkojnë përjashtimin e këtij vendi nga Euro 2024, edhe pse presidenti i UEFA-së Alexander Ceferin kishte thënë ne tetor të vitit të kaluar se një kërkesë e tillë për momentin duke e paarsyeshme dhe e panevojshme.

Organizata zvicerane e të drejtave të njeriut “Libereco” dhe lëvizja “Campax” kanë nisur një peticion, të cilin e kanë nënshkruar mbi 16,000 njerëz, duke kërkuar që Ceferin të përjashtojë Bjellorusinë nga Kampionatin Evropian 2024. Ata shkruajnë: “Ne mbrojmë përjashtimin e Bjellorusisë për shkak të krimeve të regjimit bjellorus, më shumë se 1400 të burgosur politikë, duke përfshirë fituesin e Çmimit Nobel për Paqen 2022 Ales Bialiatski, krimet kundër njerëzimit, mbështetje për agresionin rus në Ukrainë”.

Në ditët e fundit janë publikuar tre letra të hapura që kërkojnë që UEFA të përjashtojë Bjellorusinë nga 30 deputetë zviceranë, 46 deputetë të të Gjelbërve dhe më shumë se 100 deputetë të BE-së.

Sipas “Libereco”, gjendja e futbollit në Bjellorusi është gjithashtu katastrofike. Lojtarët kritikë të regjimit do të diskriminohen. Edhe mediat sportive që nuk përputhen me pushtetin do të vuanin dhe ndonjëherë edhe do të ndaloheshin. Dhe ka korrupsion sistematik në federatë.

Për t’i dhënë peshë mediatike kërkesës, “Libereco” bëri thirrje për një demonstratë sot përpara selisë së UEFA-s në Nyon./Lajmi.net/