Katër ndeshje, 12 kartonë të kuq

Si duket ndeshjet e javës që lamë pas në kampionatin e Bolivisë, kanë qenë një spektakël i vërtetë, jo për nga  loja e golat, por numri i madh i kartonëve të kuq. Në katër ndeshje të kësaj ligës kemi parë plotë 12 kartonë të kuq, 10 prej të cilave u shpërndanë vetëm në dy ndeshje.…

Sport

24/02/2014 13:54

Si duket ndeshjet e javës që lamë pas në kampionatin e Bolivisë, kanë qenë një spektakël i vërtetë, jo për nga  loja e golat, por numri i madh i kartonëve të kuq.

Në katër ndeshje të kësaj ligës kemi parë plotë 12 kartonë të kuq, 10 prej të cilave u shpërndanë vetëm në dy ndeshje.

Takimi i zhvilluar në ditën e djeshme më saktësisht në ora 22:00 ndërmjet Universitarios dhe The Strongest përfundoi me fitore të vendasve me rezultat 2-1.

Në këtë ndeshej u shpërndanë 5 kartonë të kuq, të cilat dy për vendasit dhe tre për mysafirët. Ndeshja tjetër që pati plotë 5 kartonë të kuq ishte edhe ajo ndërmjet Blooming dhe Oriente Petrolero e cila përfundoi me rezultat 3-2 në favor të mysafirëve.

Në këtë takim, tre kartonë të kuq u shpërndanë për lojtarët e vendasve teksa dy të tjetër për lojtarët e skuadrës mysafire.

Në ndeshjen Aurora – Sport Boys 1-3 pati një karton të kuq për mysafirët, teksa kartoni tjetër i kuq i takoi skuadrës vendase në ndeshjen Nacional Potosi San Jose që u mbyll 1-4.