‘Kam humbur këmbët, por jo shpirtin tim të guximshëm’, historia emocionuese e Billy Monger

Billy Monger ishte një yll në rritje në botën e garave motorike, deri në rrëzimin që pothuajse e vrau atë dhe ëndrrën e tij.

Sport

15/07/2019 22:54

Është një ditë e zezë në prill të vitit 2017. Billy Monger merr makinën e tij pasi të sinjalizojnë dritat. Ai e ka bërë shpeshherë më parë. Ai e di se sapo gara është duke u zhvilluar, nuk ka kohë për nerva – ai duhet të qëndrojë i fokusuar.

Përpara tij qëndronte një makinë tjetër, derisa luftonin për pozicione. Shpejtësia arriti deri në 100 km/h, transmeton lajmi.net.

Ishte dy javë përpara ditëlindjes së tij të 18-të, por ai ishte më i ngazëllyer për këtë garë sesa që do të arrinte moshën madhore. Në garë, ai njihet si Billy Whiz – një shofer i ri me potenciale të mëdha.

Ai po garonte në Kampionatin Britanik të Formula 4 në Donington Park – një nga qarqet më të famshme të Britanisë së Madhe.

F4 është hapi i parë për çdo shofer të ri si Billy, i cili ëndërron të ngasë makinën në Formula 1 – arritja më e lartë e motorsportit.

Gara famëkeqe nisi, me Billyn që provonte të fitonte pozicione.

Papritmas, në një cep, dy makina përpara Billyt tërhiqen nga rruga, duke parë një makinë të tretë, të palëvizshme në pistë. Është shumë vonë; ai nuk ka kohë për të dalë nga rruga. Me 120 km/h, ai godet fortë pjesën e prapme të makinës së palëvizur.

Heshtja kaplon të gjithë pistën. “Ju e dini se është keq kur një pistë është e qetë”, kujton Jamie Caroline, shoku më i afërt i Billy, shkruan lajmi.net.

Që kur ishte 10 vjeç, Billy kishte dashur të garonte në F1 si heroi i tij, Lewis Hamilton. Billy kishte derdhur gjithë energjinë e tij duke u munduar ta bëjë atë një realitet, por, papritmas, dukej sikur mbaroi ëndrra e tij.

Tre ditë më vonë, Billy u zgjua dhe kirurgu i tij, Dr Tony Westbrook, jep lajmin se ai kishte humbur të dyja këmbët.

Mënyra se si tregon rastin Dr Westbrook, ishte sikur Billy në fakt ai që e ngushëlloi atë në ato momente. “Mbaj mend që ai kapi dorën time dhe më tha ‘Është në rregull’,” zbulon ai.

Mjeku tjetër Tom Rowlands tregon se sa e vështirë ka qenë ta shohesh Billyn të mërzitur, edhe pse ishte në spital. ”Ai ishte gjithmonë i qeshur”, thotë Rowlands, përcjell lajmi.net.

Pas dy javësh në spital, Billy ishte në gjendje të shkonte në shtëpi. Por përshtatja me jetën e tij të re në një karrige me rrota ishte një sfidë. “Unë kisha humbur nga pavarësia ime – veçanërisht në ato javët e para”, thotë ai.

Çfarëdo që të ndodhte, Billy e dinte se do të duhej të kthehej në makinë. “Duke qenë në një makinë garash është ndoshta aty ku ndihem më i rehatshëm”, thotë ai.

Vetëm tre muaj pas aksidentit të tij, Billy mori mundësinë e tij të parë për t’u rikthyer përsëri pas timonit, duke ngarë një makinë të veçantë të Fun Cup (e cila është pak si një Volkswagen Beetle) në garat e Brands Hatch.

A ka ambicie të tjera, përtej motorsportit? Përgjigja është, aktualisht, jo. Ai është ende vetëm 19 vjeçar, në fund të fundit – një fakt që është lehtë të harrohet kur të mendoni se çfarë gjërash ka arritur tashmë.

Një djalosh që humbi këmbët në aksident në garat me makina dhe u rikthye përsëri në ato gara, për ta ndjekur pasionin dhe ëndrrën e tij, duke mos u dorëzuar asnjëherë dhe duke qëndruar e besuar gjatë gjithë kohës sa ishte jashtë pistës.

Tash për Billyn vazhdon historia emocionuese, që një ditë ai te jetë bashkë në pistë me heroin e tij Hamilton. /Lajmi.net/