Ka ndërruar jetë ish presidenti i FC Barcelona

Presidenti që ka qëndruar më së gjati nën udhëheqjen e skuadrës së Barcelonës, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të gjatë.

Sport

03/12/2018 16:15

Në moshën 87 vjeçare, ka ndërruar jetë Josep Lluis Nunez i Clemente, i cili ka qëndruar nën udhëheqjen e skuadrës katalunase për 22 vite, shkruan “Mundo Deportivo”, transmeton lajmi.net.

Vdekja e Nunez erdhi si pasojë e një sëmundje, prej së cilës ai ka vuajtur për një kohë të gjatë.

Ish presidenti e kishte marrë nën drejtim skuadrën kur ishte e mbuluar nga borxhet dhe kur ishte në një gjendje katastrofale ekonomike.

Ai kishte menaxhuar që ta largonte klubin nga ajo krizë, pas së cilës skuadra gjeti “lulëzimin”. /Lajmi.net/