Komuna e Malishevës me ceremoni komemorative për ndarjen nga jeta të drejtorit të Shëndetësisë
Ish-nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, u nda nga jeta sot. Berisha, që në komunën e Malishevës ishte drejtor i Shëndetësisë, njëherazi edhe kryetar i NISMA-s në këtë komunë, vdiq në moshë të hershme. Për të nderuar kontributin e tij, Komuna e Malishevës ka njoftuar një serë aktivitetesh komemorative nesër. Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës,…
Lajme
Ish-nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, u nda nga jeta sot.
Berisha, që në komunën e Malishevës ishte drejtor i Shëndetësisë, njëherazi edhe kryetar i NISMA-s në këtë komunë, vdiq në moshë të hershme.
Për të nderuar kontributin e tij, Komuna e Malishevës ka njoftuar një serë aktivitetesh komemorative nesër.
Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Ekrem Kastrati, së pari do të bëhen homazhe në Shtëpinë e Kulturës në Malishevë, ku më pas do të mbahet mbledhje komemorative, teksa më fillim nga ora 17:00 do të mbahet ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gurbardh.
Ky është njoftimi i plotë i Komunës:
Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës, Ekrem Kastrati, nesër organizohen këto aktivitete, në nderim të jetës dhe veprës së tij.
E diel, 8 shtator 2024
Në ora 14:00 – homazhe në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë.
Në ora 15:00 – mbledhje komemorative, në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë.
Në ora 17:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gurbardh.