Juventusi transferon Benatian nëse Bonucci shkon te Reali

Nëse mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci do të transferohet te skuadra e Real Madridit, atëherë skuadra italiane ka ndërmend që ta zëvendësojë atë me Mehdi Benatian.

Sport

27/06/2015 23:15

Leonardo Bonucci mund të jetë lojtar i ri i Realit, si zëvendësues i Ramos që do të shkojë te Manchester United.

Dhe, Juventusi nuk është duke humbur shumë kohë pasi po shikon menjëherë për një zëvendësues.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Bayernit, Mehdi Benatian, të cilin mund ta transferojnë për një shumë prej 20-25 milionë euro.