Juventus ua tregon derën dy yjeve të skuadrës

Juventus ka hapur derën e largimit për dy lojtarë.

Sport

13/08/2020 21:15

Ardhja e Andrea Pirlo në krye të stolit te skuadra e Juventus duket se do të përcillet me shumë ndryshime në fondin e lojtarëve.

Trajneri Pirlo ka bërë të ditur tashmë emrat që i dëshiron në skuadër, por edhe ata që do t’i largojë nga aty.

Sipas raportimeve të ‘Goal’, Gonzalo Higuain dhe Andrea Pirlo nuk janë në planet e Pirlo, transmeton lajmi.net.

Skuadra kampione e Serie A ka njoftuar që të dy lojtarët se ata mund të largohen këtë verë.

Higuain lidhet me një rikthim të mundshëm në Argjentinë, kurse për Sami Khedira gjithçka mbetet në mjegull. /Lajmi.net/