Juventus shumë afër marrëveshjes me Joao Felix

Talenti premtues i Benficas, Joao Felix, është lojtari që po vëzhgohet nga shumë skuadra të mëdha evropiane.

Sport

15/04/2019 15:47

Forma e lartë e treguar në kampionatin portugez, por edhe në Ligën e Evropës, ka bërë që ai të jetë në qendër të vëmendjes.

Felix gjatë mesjavës së kaluar shënoi një het trik të jashtëzakonshëm në ndeshjen kundër Eintracht Frankfurt, për t’i siguruar fitoren skuadrës së tij.

Sulmuesi 19 vjeçar nga Portugalia, i cili po cilësohet si ‘Cristiano Ronaldo’ i ardhshëm, po kërkohet nga Juventus, e cila shihet si skuadra favorite për nënshkrimin e tij.

Sipas ‘Diario AS’, drejtori sportiv i Juventus, Fabio Paratici, do të takohet me agjentin e Felix, Jorge Mendes, gjatë ditës së martë, ku pritet të arrihet marrëveshja për lojtarin, transmeton lajmi.net.

Mendes ka raporte shumë të mira me ‘Zonjën e vjetër’, gjë që u pa edhe verën e kaluar, kur klientët e tij, Cristiano Ronaldo dhe Joao Cancelo kaluan tek Juve.

Për të liruar klauzolën e Joao Felix, skuadra e Juves duhet të paguaj 120 milionë euro tek skuadra e Benficas.

Këto fonde, Juventus pritet t’i sigurojë me shitjen e Paulo Dybala, i cili mund të largohet drejt Bayern Munich. /Lajmi.net/