Juventus pritet t’i ofrojë rinovim kontrate Gonzalo Higuain

Gonzalo Higuain është kthyer aty ku e kishte vendin, në formën e tij të mirë.

Sport

21/09/2019 15:39

Ylli argjentinas i Juventus flitej se do të gjente skuadër të re gjatë verës, por ai mbeti në Juventus, për të dëshmuar se është i aftë të fitojë një vend në formacion.

Duket se këtë gjë lojtari e ka bërë për mrekulli dhe tashmë mund të fitojë edhe rinovim kontrate me kampionët e Serie A.

‘Calciomercato’ shkruan se lojtarit mund t’i ofrohet kontratë e cila e mban në skuadrën e Juves deri në vitin 2021, transmeton lajmi.net.

Sezonin e kaluar Higuain e kishte kaluar si i huazuar tek Milan dhe Chelsea. /Lajmi.net/