Juventus prinë garën para Man Unitedit për Zaniolon

Juventus është i dëshpëruar për të fituar garën me Manchester Unitedin për shërbimet e mesfushorit të Romës, Nicolo Zaniolo.

Sport

20/02/2022 16:00

22-vjeçari ka bërë 28 paraqitje për klubin italian, duke kontribuar me katër gola dhe pesë asistime në proces, transmeton lajmi.net.

Zaniolo ka edhe dy vite të mbetura në kontratë, por ka disa spekulime që disa javë që mund të largohet në javët e fundit.

Raporti shton se përpos Man Unitedit, në garë për Zaniolon kanë qenë edhe Liverpool dhe Tottenham.

Sidoqoftë, sipas “Calciomercato”, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është duke provuar ta marrë Zaniolon te “Zonja e Vjetër”,

Raporti shton se agjentët e mesfushorit i kanë treguar “Bianconerëve” se ende nuk kanë hapur negociatat për rinovimin e kontratës me “Romakët”.

Zaniolo ka shënuar 18 gola dhe regjistruar 11 asistime në 97 paraqitje për skuadrën e Jose Mourinhos./Lajmi.net/