Juventus po e kompleton transferimin rekord

Juventus është shumë afër të bëjë një transferim rekord.

Merkato

19/03/2019 19:38

Juventus është futur seriozisht në garë për ta transferuar Christian Eriksenin nga Tottenham.

Sipas Daily Mail, ‘Zonja e Vjetër’ është e gatshme të paguajë rreth 150 milionë euro për ta transferuar danezin në Torino, përcjell lajmi.net.

Juventus ka filluar bisedimet me agjentin e Eriksen, që njëherësh është edhe babai i tij.

Në garë për transferimin e danezit janë edhe Real Madrid e Barcelona, por që torinasit tani po i prijnë garës. /Lajmi.net/