Juventus në ‘frymën e fundit’ mposht Sassuolon, kualifikohet në gjysmëfinale

Juventus më shumë vështirësi ka triumfuar nda Sassuolos për t'u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Sport

10/02/2022 22:55

“Bianconerët” fituan me rezultat të ngushtë 2 – 1, shkruan lajmi.net.

Ishte sulmuesi Paulo Dybala që hapi serinë e golave pas vetëm tre minutave, më një super goditje.

Mirëpo, Sassuolo u përgjigj përmes Traore, që realizoi një eurogol në korner të portës, duke mos i dhënë asnjë shans Szczesnyt (24′).

Tutje, ndeshja ishte e baraspeshuar, me dy skuadrat që provonin të gjenin golin, por assesi nuk ia dilnin.

Ishte sulmuesi Dusan Vlahovic që shënoi në fundin e takimit për të kualifikuar Juventusin në gjysmëfinale, aty ku i pret Fiorentina./Lajmi.net