Juventus me transferim 70 milionësh në verë

Juventus do të ketë shumë punë në afatin kalimtar veror.

Merkato

26/03/2019 15:37

Juventus është duke i ndjekur disa lojtarë nga afër, gjersa do të tentojë t’i realizojë disa transferime.

‘Zonja e Vjetër’ ka kohë që po e përcjell lojën e anëtarit të Fiorentinës, Federico Chiesa, përcjell lajmi.net.

Juventus e do tani transferimin e tij, ndërsa ‘Viola’ kërkon 70 milionë euro për shërbimet e tij.

Por, torinasit janë në dijeni se do ta kenë shumë të vështirë transferimin e Chiesas, pasi në garë për të janë edhe Manchester United, Chelsea dhe Liverpool. /Lajmi.net/