Juventus me ofertë marramendëse për Icardin, vështirë të refuzohet nga Inter

Juventus vazhdon të insistojë dhe të besojë se Mauro Icardi mund të finalizojë një transferim në Torino.

Sport

15/06/2019 16:21

Sulmuesi argjentinas ende nuk ka zgjidhur problemet me Interin, që tashmë e ka vënë në shitje 26 vjeçarin.

Edhe pse Inter nuk ka shprehur gatishmëri për të shitur yllin e tyre te rivalët e Juventus, janë këta të fundit që duket se nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga kjo tentativë.

Mediet në Itali gjatë ditës kanë shkruar se Juventus do të provojë të përdorë dy karta, për të arritur një marrëveshje me Interin.

Lojtarët Paulo Dybala dhe Juan Cuadrado, të pëlqyer shumë nga Antonio Conte, raportohet se do të përfshihen në ofertën e Juventusit drejtuar Interit për Icardin./Lajmi.net/