Juventus eliminoi Barcelonën, ja çfarë ka bërë Pogba!
Paul Pogba është i lumtur me kualifikimin e Juventusit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Sport
Mbrojtësi i Juventusit, Andrea Barzagli ka bërë të ditur se Paul Pogba ka uruar ekipin për kualifikimin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Pogba u largua nga Torino për në Manchester United në verën e vitit të kaluar.
Por, ai prapë ndjek ish skuadrën e tij.
“Na ka telefonuar Pogba, ishte i lumtur për gjysmëfinalen, do t’i pëlqente të ishte me ne”, deklaroi Barzagli për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.
“Paul është tifoz i yni”, theksoi ai. /Lajmi.net/
Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy